Pamje të papara janë janë publikuar të komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Tahir Sinanit.
Këto pamje ekskluzive janë publikuar nga koleksionuesi i arkivave të UÇK-së, Esat Shala.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ushtarët që nuk kishin frikë vdekjen. Tahir Sinani”, shkruan Shala në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Kush ishte Tahir Sinani?
Tahir Sinani, ishte oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e Maqedonisë (2001).
Sinani mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut, e cila u zhvillua gjatë Luftës së Kosovës.
Ai lindi më 25 Maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmor më 29 Korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër qytetit të Gostivarit, në Maqedoni.
Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut, dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtës të Kosovës, dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së dhe mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës.
Gjatë konfliktit të armatosur në territorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 Tahiri u bashkëngjit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u bë udhëheqës i Brigadës 116 e cila e mbante emrin e tij.
Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani së bashku me 4 bashkëluftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgatitur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”.
Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon së bashku me dëshmorët e tjerë të kombit.