Dy sulme ndaj policëve ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ku i dyshuari kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor dhe sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.