Një debat i nxehtë është duke u zhvilluar në emisionin ‘Pressing’ në T7 në mes të analistit Parim Olluri dhe profesorit Blerim Latifi.
Derisa Olluri po mundohej të fliste për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për situatën në veri, Latifi i ndërhynë, duke e mësuar se si ta thotë fjalën ‘Imperializëm’.
“Thuaje mirë imperializmit, jo impealizmi, thuajee mirë”, i tha Latifi.
Mirëpo, Olluri reagoi shpejtë duke i thënë ‘servil i Thaçit dhe i Veselit’.
“Mos më shti me ta kujtu që ke qenë servil i Thaçit, e i Kadri Veselit. Mos m’lsho në nivel të Rron Gjinovcit me t’i kujtu servilizmat në një dekadë”, i thotë Olluri.
Ndërsa, si kundër-reagim, Latifi i thotë se ai ka qenë servil i shtetit të Kosovës.
“Unë kam qenë servil i shtetit të Kosovës. Po le more se s’ki cka mem përmen hiq”, i thotë Latifi.
Ndëras situata fillon të nxehet, derisa Olluri i thotë Latifit ‘idiot’.
“Por, Mos u bo idiot me fol palidhje, prite deri ta përfundon dikush”
Latifi i kërkoi Ollurit që të ndalet.
“Mbylle. Hera e parë edhe e fundit që guxon. Nëse ka ndonjë idiot këtu, je ti”, i kthehet Latifi.