Një avion transporti “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit. Interfax bën me dije se numërohen gjashtë të vdekur nga aksidenti tragjik, të gjithë anëtarë të bordit të avionit.
Ndërkohë, sipas agjencisë tjetër TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit. Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët. /abcnews.al