Marigona Geci – Lala ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, edhe pse ajo ka garuar për herë të parë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.
Geci – Lala në listën që tashmë është bërë publike, radhitet si një nga kandidatet më të votuara, derisa, pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Geci numëron gati 16 mijë vota.
Sipas numërimeve që janë bërë deri më tani Geci që kishte garuar me numrin 78, ka dalë e 7-ta në listë.
Marigona Geci-Lala është vajza e Gani Gecit, derisa edhe ky i fundit ka bërë të ditur se vajza e tij ka arritur t’i sigurojë votat.
Ajo radhitet në listë pas Vjosa Osmanit, Kujtim Shalës, Anton Qunit, Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Besian Mustafës.