Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar bindshëm Kosovën kundër Malit të Zi, në përballjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet-at-home, e sheh Kosovën si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.61 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Malit të Zi i vë kuotë shumë të lartë, 5.75. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.60, shkruan Gazeta Express.
Kombëtarja e Kosovës do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020.
Kjo nënkupton se tani verdhekaltërve u duhet fitorja për t’iu afruar Çekisë në vetëm një pikë para duelit të drejtpërdrejt në xhiron e ardhshme në Pragë.