• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Haradinaj: Marre iu koftë atyre që ia heqin paret rrugës Deçan-Plavë

14/08/2021 - 13:06:11
Haradinaj: Marre iu koftë atyre që ia heqin paret rrugës Deçan-Plavë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika karshi ekzekutivit se e kanë ndërprerë buxhetin për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. Ai thotë se duhet t’u vije marre atyre që e ndërprenë këtë buxhet për ndërtim të kësaj rruge.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës këto komente i ka bërë me rastin e rivarrimit të i dëshmorëve të kombit Besart Kadriaj dhe Shkëlzen Berisha pranë bashkëluftëtarëve të tyre në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Haradinaj apeloi te Qeveria e Kosovës që të mos shkelje për të cilat mund t’i mallkoj populli.

“Po ju tregoj një detaj që më ka bo përshtypje, e kom pyet kryetarin a i sollët kodrave tha jo i dërguam ka Vermoshi, me këta po dua me thanë që misioni ynë i luftëtarëve i lirisë e i afrimit nuk po them ende i bashkimit krejt, shkon më përpara me rrugën për Plavë, dhe në ditën e sotit po ju them marrë ju koftë të gjithë atyre që ia heqin paret kësaj rruge e që se lënë me kryer këtë rrugë në kohë se kanë mundur dje me ardhur drejt se kjo është rrugë e tyre për të cilën kanë ra për liri. Ju bëj apel atyre që i marrin vendimet në emër të këtij populli mos të bëjnë shkelje të tilla, ka shkelje që lejohen ka shkelje që i mallkon populli,” shton ai.

Në këtë ceremoni të rivarrimit të dy dëshmorëve të UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj tha se më në fund trupat e këtyre djemve të rënë për liri po bashkohen me bashkudhëtarët e rënë për liri.

“Është një ditë ndryshe për shkak se edhe pas kaq vitesh po bashkohem ende duke e kryer obligimin ndaj të rënëve për liri, në këtë rast rri- varrosjen të bashkudhëtarëve tonë të cilët kanë ra heroikisht në tre kufirin shqiptaro-shqiptaro-shqiptar po ashtu edhe që kanë pushu deri sot në një vendbanim të hershëm shqiptarë në Vuthaj, falënderojmë për nderimin që kanë bo malësorët tonë atje,” shton ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit ,Bashkim Ramosaj thotë se ri-varrimi i këtyre dëshmorëve i cili i ribashkoi pas kaq shumë vite ishte i përcjell me shumë sfida deri te arritja e qëllimit.

“Shkëlzeni dhe Besarti na kanë bashku edhe sot pas 23 vitesh, unë nuk do e zgjati fjalimin por do e kem një falënderim sepse kam pa një madhështi ditën e zhvarrosjes se këtyre dy djemve me vëllezërit tonë të Plavës dhe Gucisë së Vuthajve. Në këtë rrugëtimin tonë edhe të vështirë edhe të zorshëm edhe me plot vuajtje e me plot sakrifica ne prapë jemi borxhli, jemi borxhli sepse ende nuk e kemi kryer borxhin që ja kemi atij vendi ,”thotë ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nil Selman Kadriaj, babai i dëshmorit, Besart Kadriaj, në rivarrosjen e djalit të tij tregon që ndihet më i lehtësuar sot, pasi nga tash e tutje eshtrat e djalit të tij do pushojnë në Gllogjan.

Ai tregon për vështirësitë që i kanë kaluar në këto 23 vite për të vizituar varret e bijve të tyre që ndodheshin andej kufirit.

Në ndërkohë ai shton se si familje e kanë parë më të arsyeshme t’i sjellim më afër, si dhe në vendin ku kanë qenë do ta dërgojnë një pllakë që të jetë si përkujtim.

“Sot po ndihna ma lehtë shumë edhe atje në tokën shqiptare të varrosim në mënyrë ma të bukur gjatë luftës këtu nuk kishin mundur me vepruar qysh kanë vepruar burrat e Malësisë Vuthaj të Plavës dhe të Gucisë….Ne si familje e pamë të arsyeshme me i pru ma afër këtu se në tokë shqiptare jon kon edhe atje e kem vendos atje me dërguar një pllakë në emër tyre me lënë aty me pas si shenj se i kanë bo 23 vjet, e ju ka derdh mishi i trupit i tyre në Vuthaj,” shton ai.

Trupat e dëshmorëve të kombit, Besart Kadriaj dhe Shkëlzen Berisha të cilët më 14 gusht 1998 kishin rënë në trekufirin Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri tash e 23 vite kishin pushuar në Vuthaj të Gucisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
28
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
105
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Skandaloze:Katër policë në veri të Mitrovicës, me uniforma shkuan në bastore

Skandaloze:Katër policë në veri të Mitrovicës, me uniforma shkuan në bastore

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi