• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Përçarja e PDK-së, në Drenas flet Lladrovci

11/08/2021 - 11:54:16
Përçarja e PDK-së, në Drenas flet Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se Driton Ajazi nga iniciativa “Dekada e Re për Drenasin” që do të garojë në zgjedhje për kreun e kësaj komune po e keqpërdor moton e PDK-së dhe emrin e Kadri Veselit.

Sa i përket përçarjes në PDK-në e Drenasit dhe dorëheqjen e Sejdi Hoxhës nga posti i kryetarit të degës së atje, Lladrovci tha se i takon kryetarit Memli Krasniqi që të zgjedhë kryetarin e ri të degës.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Dega e PDK-së në Drenas e kishte propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar komune. Kandidatura e tij nuk u zyrtarizua nga kryetari Memli Krasniqi i cili vendosi që të rikandidojë Ramiz Lladrovcin, kryetarin aktual të kësaj komune.

Ajazi njoftoi se do të garojë për kryetar të Drenasit me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.

Këtë slogan të iniciativës së Ajazit, Ramiz Lladrovci e ka quajtur kopje dhe keqpërdorim të motos së PDK-së.

I pyetur nëse pret që Ajazi ta sfidojë në garën për kreun e Drenasit, Lladrovci u shpreh se Ajazi është një pretendent që i mungon logjika e shëndoshë për të arriturat e komunës.

“Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi nga Iniciativa “Dekada e re për Drenasin” ju ka cilësuar si kandidat i vetshpallurqë nuk e prezantoni PDK-së. Si e komentoni këtë deklaratë dhe a mendoni se Ajazi si kandidat për kryetar i komunës do ju sfidojë në Drenas? Si të komentoj një pretendent që i mungon logjika e shëndoshë rreth të arriturave të komunës së Drenasit si komuna më e mirë në nivel nacional, kur kjo çështje kontestohet, të tjerat nuk duan koment. Vet keqpërdorimi dhe kopjimi i motos së PDK-së, madje edhe keqpërdorimi i emrit të Kadri Veselit në media, flasin për karakterin e pretendentit. Kjo logjikë as që pritet të prodhojë diçka të vlefshme për qytetarët.

Pretendent që mund të cilësohet pa asnjë respekt ndaj statutit të partisë dhe hierarkisë partiake. Merrni me mend nëse kështu do të silleshin pretendentët nëpër nëndegë, sikur ky shembull i keq i vetshpalljes i padëgjuar deri sot në PDK”, ka thënë Lladrovci.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lidhur me përçarjet në degën e PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha para dy ditësh dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së PDK-së, për siç tha ai neglizhimin që qendra e PDK-së i ka bërë degës në Drenas dhe situatës së krijuar atje.

Sa i përket kësaj çështje Lladrovci tha se i takon kryetarit të PDK-së dhe kryesisë që të të zgjedhin kryetarin e ri të degës.

“Kjo është pyetje që e zgjidh Kryetari dhe Kryesia e PDK-së. Janë Statuti dhe praktikat e vendimeve që nxjerr Kryesia. Gjithsesi, pres fuqizim në organizim dhe në terren, mesazhi i PDK-së të jetë i pranishëm në çdo shtëpi për qeverisje të mirë, të përgjegjshme me parimin askush mbi ligjin”, tha Lladrovci.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri u shpreh se punët e mira që janë bërë në komunën e Drenasit s’mund t’i fshijë asnjë gënjeshtër dhe se pret vlerësim nga qytetarët për t’i përmbyllur projektet për komunën.

“Në tri vitet e fundit kemi qenë ndër 5 komunat me performancën më të mirë, në vlerësimin e fundit, më të mirët. Kjo nuk do të arrihej pa punën shembullore të të gjitha hallkave të pushtetit lokal, pa bashkëpunimin me nivelin e fshatrave, administratës, asambleistëve, administratorëve lokalë, drejtorëve komunal dhe nivelit qendror.Punët e bëra në komunën e Drenasit, ato shihen dhe vlerësohen. Asnjë gënjeshtër nuk mund t’i fshijë ato.

Ato janë të mira sepse edhe qytetarët kanë kontribuar me kontakte dhe reagime. Kam hapë perspektivë me ligj e ligjshmëri, duke pamundësuar keqbërësit të dalin në skenë. Prandaj, pres vlerësim që të përmbyllim projektet në proces dhe projektet e reja që nuk guxojnë të jenë peng as i shantazhit as padijes së keqbërësve që nuk kanë ofruar asgjë të mirë në jetën e tyre për komunën”, tha ai.

Lidhur me lidershipin e ri të PDK-së, ai tha se i vlerëson vendimet e nivelit qëndror dhe e përkrah kryetarin Krasniqi dhe kryesinë e re të partisë.

“Vendimet e nivelit qendror i vlerësoj dhe konsideroj se janë adekuate për situatën.Vendnumrimi e dëmton çdo proces, edhe rikthimin aty ku e ka vendin PDK, në zgjedhjet lokale, në krye të komunave të fituara. I kam dhënë dhe jap përkrahje të plotë Kryesisë dhe Kryetarit Krasniqi, Kryesisë së re dhe vendimeve të Këshillit Drejtues”, u shpreh Lladrovci.

Kryetari i Drenasit foli edhe për projektin e stadiumit kombëtar dhe vazhdimin e këtij projekti nga qeveria Kurti.

Lladrovci tha se stadiumi nacional i përket të gjithëve dhe përfundimi i tij do të ishte i tërë Kosovës.

“Kosova po dëshmon se ka sportistë që ia sigurojnë vendin krah superfuqive të sportit. Po ashtu, pos xhudistëve, na kanë bërë krenar edhe futbollistët, por edhe sportet tjera. Djemtë e vashat tona e meritojnë një stadium përfaqësues për talentin e tyre, synimet dhe të arriturat e tyre. Stadiumi nacional do të ishte vend jo vetëm i futbollit, atletikës etj, të sportit në përgjithësi dhe shikuesve tanë të zjarrtë, por edhe vend i datave tona të krenarisë, koncerteve humanitare por edhe vendtakim i eventeve me peshë nacionale. Stadiumi do të ishte i tërë Kosovës dhe të arriturave tona”, tha ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
26
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
33
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
104
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
76
Next Post
Ky është mjeku nga Kosova që nga karroca i ka ngritur 176 persona

Ky është mjeku nga Kosova që nga karroca i ka ngritur 176 persona

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi