Policia e Kosovës që nga qershori e deri më dje ka arrestuar 20 persona të dyshuar për zjarrvënie, si dhe ka identifikuar 41 persona të dyshuar.
Policia ja njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 109 raste të zjarrvënieve , 71 – raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.
“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet në njoftim.