Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar ushtrinë amerikane për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve në Kosovë.
Mehaj në një postim në Facebook, njoftoi se ka vizituar Kampin Amerikan “Bondstel”, gjersa ka falënderuar SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.
“E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj! Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!”, shkroi ai.














