Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dje në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në trafik.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për shkak të rrahjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lagja Spitalit, Prishtinë, 06.08.2021-18:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.














