Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i dyshuari V. Gj, 39 vjeç është përfshirë në tetë raste të vjedhjeve.
Bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedural”, thuhet në njoftim të policisë.