Rastet e dhunës fizike në familje nuk janë të rralla në familjet kosovare.
Një rast i tillë ka ndodhur në Skenderaj, ku djali ka sulmuar fizikisht babain. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte nën terapi mjekësore.
Policia njofton se rasti ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 12:30.
I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.