Policia e Kosovës ka sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë prej 50 mijë eurove.
Operacioni është kryer në Drenas dhe lajmin e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Mësohet se janë kapur 75 pako të cigareve me 50 ‘boksa’, e që në total i bie 750 mijë cigare, shkruan Express.
Vlera e cigareve shkon në 50 mijë euro.

















