Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të premte në Fier.
Policia bën me dije s enë kuadër të kësaj ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori.
Njoftimi i plotë:
Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit G. L., 68 vjeç, banues në Remas, Divjakë dhe A. P., 50 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë, pasi janë konstatuar duke kryer ndërtime pa leje.
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin M. B., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e shtetasve L. K dhe A. H.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Bishan, Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus” ka aksidentuar shtetasen G. Ç., 27 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në spitalin e Lushnjës ka shkuar për mjekim shtetasi P. M., 63 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se është goditur nga një automjet, në fshatin Gurzë e Vogël. 63-vjeçari pasi mori mjekim u largua për në banesë. Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.