Ekipet e kërkim-shpëtimit në Kinë kanë thënë se një grua arriti ta nxirrte foshnjën e vet në një vend të sigurt, por vdiq vetë, pasi vërshimet dhe dheu e goditën shtëpinë ku po banonin.
Vajza e vogël u nxor e gjallë të mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se reshjet e dendura të shiut kishin shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Ëangzongdian të provincës Henan.
Rajoni i Kinës Qendrore ka përjetuar vërshime masive për shkak të reshjeve rekorde, me 33 të vdekur e mbi 200 mijë njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“E dëgjova zërin e foshnjës dhe në atë moment shpëtuesit kishin arritur dhe ia dolën ta shpëtonin fëmijën. Ajo ishte vendosur në një pikë më të lartë nga nëna e saj”, tha një familjar.
Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua se nuk ka pësuar lëndime.
Shpëtuesit i thanë një mediumi lokal se nëna e foshnjës u gjet e vdekur të enjten. Trupi i saj ishte në një pozitë që dukej sikur ishte duke ngritur diçka lart.
“Mu në atë moment kritik, ajo e kishte ngritur fëmijën lart dhe prandaj vogëlushja ka shpëtuar”, tha Yang.