Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
“Fakti që takimet po vazhdojnë është një shenjë e progresit. Ne kemi progres nga takimi në takim. Takimi i radhës do të jetë me 19 korrik. Borrell do të jetë nikoqir i takimit të nivelit të lartë”, kështu ka thënë Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, kur njoftoi për takimin.
Stano ka thënë se fokusi i këtij takimi do të jetë diskutimi i arritjeve të deritanishme dhe hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.
Ai gjithashtu rikujtoi se dialogu është shumë i rëndësishëm për perspektivën europiane të të dyjave vendeve dhe tha se duhet të ketë kompromis.
Ky është takimi i parë zyrtar mes dy udhëheqësve, meqë takimi i mëhershëm ishte takim njoftues, ndërkohë pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.