• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Abdixhiku: Luta është udhëheqës shembullor, do t’i dalë zot këtij vendi

17/07/2021 - 13:27:47
Abdixhiku: Luta është udhëheqës shembullor, do t’i dalë zot këtij vendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar rikandidimin e Lutfi Hazirit, për kryetar të Gjilanit.

Abdixhiku ishte pjesëmarrës sot në Konventën e degës së LDK-së në Gjilan, ku edhe u zyrtarizua kandidatura e Hazirit.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së, thotë se Lutfi Haziri i ka dhënë shumë Gjilanit dhe e cilëson si udhëheqës shembullor dhe njeri shembullor të partisë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Gjatë rrugëtimit tim politik në LDK, kam gjetur shumë miq e bashkëpunëtorë. Njerëz të rrekur në politikë, që e dinë fort mirë se çka i duhet këtij vendi për të ecur përpara. Është e vërtetë që në disa raste s’na ka ecur rrugëtimi me sukses pavarësisht se jemi përpjekur shumë. Por, në rastin e Gjilanit, suksesi ka qenë në anën tonë; sepse aty ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri, që jo rastësisht është edhe ndër bashkëpunëtorët e miqtë e mi më të afërt në LDK.

Luta i ka dhënë shumë vendit të tij, edhe si pjesëtar i ilegales edhe si aktivist e zyrtar i LDK-së që nga themelimi, edhe si Ministër e Zëvendëskryeministër, por edhe si njeriu që ka rikthyer fitoren e LDK-së këtu dhe e ka shndërruar Gjilanin në një vend ku jetohet dinjitetshëm. Luta ka vendosur shembuj të shumtë se si udhëheqet Komuna.

E dashura Mika Haziri, e dashura Kënga, Lotina e Mimas Haziri, i dashuri Lum Haziri, do të doja shumë që sot t’u jepja lajmin lehtësues se prindi e bashkëshorti juaj, do të kalojë kohë më shumë me ju. Ju keni çdo arsye të mundshme të ndiheni krenarë për të. Ndihuni faqebardhë. Mburruni. Keni çdo të drejtë të kërkoni edhe kohë më shumë me të. Do të vijë edhe ajo ditë – një ditë. Por jo tani. Sepse Lidhja Demokratike e Kosovës, familja jonë politike, ka nevojë për Lutë Emrush Hazirin.

Me kënaqësinë më të veçantë në Konventën madhështore të Gjilanit, në frymë të kërkesës së anëtarësisë, elektoratit e misionit historik për të rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal; me besim të plotë në Zot e familje, pranova dhe e zyrtarizova rikandidimin e Lutfi Hazirit, birit të patriotit të shquar e Heroit të Kosovës, Emrush Hazirit edhe për një mandat në krye të Gjilanit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Luta ka ditur dhe di t’i dalë Zot këtij vendi. Di t’u qëndrojë afër qytetarëve të këtij vendi; ka ditur të mbajë afër gjeneratat më të vjetra dhe të afrojë të rinjtë; t’i avancojë gratë në pozita të merituara e t’u japë shanse të barabarta vajzave të reja; Luta është udhëheqës shembullor; njeri shembullor i LDK-së.
Të priftë e mbara mik. Zoti të bekoftë ty dhe qytetarët e kësaj ane; Zoti e bekoftë Kosovën”.
Ndryshe, Lutfi Haziri do t’i prijë garës zgjedhore për kryetar të komunës së Gjilanit për të tretën herë me radhë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
204
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
42
Next Post
Pasi u morën me fustanin e vajzës së Kurtit, PSD i kthehet asaj për çka protestuan: Pse 5 euro tiketë?

Pasi u morën me fustanin e vajzës së Kurtit, PSD i kthehet asaj për çka protestuan: Pse 5 euro tiketë?

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi