Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që të marrë masa për të gjitha qytetet dhe rajonet të cilat nuk e kanë ujin e filtruar, të planifikojnë rezervat të ujit dhe të furnizohet e gjithë popullata e Kosovës,
“Nuk po them vetëm në Deçan e Pejë, por në gjithë Kosovën, të bëhen rezervar të ngjashëm siç është bërë ai i Radoniqit, i cili e filtron ujin e pijshëm, dhe pastaj nuk ka kriza të tilla”, u shpreh ai.
Tutje, sipas Halitit, në Deçan, Junik, Pejë e Istog, uji pihet përmes vadave që kalojnë nëpër fshatra të tyre. Mund të ndodhin helmime të tjera nëse është në pyetje helmimi përmes ujit.
Deputeti për qeveritë thotë se nuk kanë ndonjë projekt për këtë çështje, por burimet e mëdha të ujit janë në atë zonë dhe fatkeqësisht asnjëra prej këtyre qyteteve dhe fshatrave nuk pinë ujë të filtruar.
Në fund të fjalimit, Haliti dha një kritik për Qeverinë.
“Në Deçan është dashur të bëhet ndërhyrje e madhe me uje, t’iu dërgohet njerëzve ujë të pijshëm deri në konstatimin a pihet uji”, tha ai.