Nje pompë derivatesh është grabitur në fshatin Polac të Skënderajt.
Ankuesi, i cili ishte duke punuar si rojtar, e ka raportuar rastin në polici, që besohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës të së mërkurës.
Sipas ankuesit brenda në lokal kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri duke arritur që t’ia grabisin paratë e gatshme.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 6 mm , ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë pa targa.