Policia e Kosovës dje (e mërkurë) gjatë ditës ka refuzuar të lejojë hyrjen e klubit serb, Crvena Zvezda në territorin e Kosovës, për të zhvilluar një ndeshje zyrtare ndaj klubit ilegal Trepça.
Crvena Zvezda kishte marr rrugë drejt Kosovës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës ilegale nga Zveçani, e vlefshme për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.
Megjithatë, hyrja e tyre në territorin e Kosovës është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.
Policia e Kosovës zbatoi me përpikëri urdhrat nga Qeveria e Shtetit dhe Federata e Futbollit e Kosovës duke mos lejuar hyrjen e tyre.
Gjatë tentimit të klubit serb dhe zyrtarëve të tyre për të hyrë në Kosovës pati shumë situata të sikletshme.
Njëra nga to padyshim se ishte edhe njëra kur polici i Kosovës refuzoi t’ia zgjas dorën zyrtarit të Crvena Zvezdas.
Momentin epik të këtij rasti mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 0:50. /Telegrafi/