Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka folur për zgjedhjet e brendshme për të parin e partisë.
Ai ka treguar se ka interesim nga Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj për të kandiduar por ende nuk ka kandidatura zyrtare, transmeton Indeksonline.
“Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare”
“Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para me ruajt unitetin, me i ruajt vlerat që i ka PDK’ja dhe me dëgjuar zërin e votuesit që s’i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, tha Gjoshi në T7.