• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kryeministri Kurti për raportin amerikan rreth Ujmanit: Ende nuk e kam lexuar

25/06/2021 - 08:25:48
Kryeministri Kurti për raportin amerikan rreth Ujmanit: Ende nuk e kam lexuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ende nuk e ka lexuar raportin e ShBA-së për Liqenin e Ujmanit.

Kurti tha se ekipet që merren me këtë çështje do ta analizojnë atë dhe më pas do të dalin me qëndrim.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
9
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”.

Ndërsa Kurti ka refuzuar të përgjigjet sa i përket liberalizimit të vizave dhe zotimeve që ka marrë pas takimit nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë thuhet se raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë, propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

“Ne propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.

Më tej theksohet se “sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë të digës në lumin Kolumbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve”./EO

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
9
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
8
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
20
Next Post
Si u shkaktua zjarri që përfshiu disa shtëpi në Graçanicë, policia jep detaje

Si u shkaktua zjarri që përfshiu disa shtëpi në Graçanicë, policia jep detaje

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi