• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjermania ja zgjat mandatin e ushtarëve në Kosovë

25/06/2021 - 08:19:55
Gjermania ja zgjat mandatin e ushtarëve në Kosovë

Ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë.

Parlamenti gjerman vendosi ta vazhdojë mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së Kosovës (KFOR) me kërkesë të Qeverisë Federale, në një votim me emër, me 468 vota pro, 127 kundër dhe katër abstenime.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
181
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Votimi u bazua në një rekomandim të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Komisionit të Buxhetit. Ky i fundit kontrollon realizueshmërinë financiare të tij.

Fjalimi i fundit i Juratoviçit

Ndryshe nga debati i parë mbi KFOR-in, kur u parashtrua kërkesa e qeverisë gjermane, ndër folësit e kësaj radhe vetëm Josip Juratoviç ishte ndër njohësit e mirëfilltë të Ballkanit. Fjala e tij katërminutëshe ishte fjalimi i tij i fundit në Bundestag, prandaj deputeti socialdemokrat e shfrytëzoi atë për të drejtuar një kritikë në emër të politikave të BE-së ndaj Evropës Lindore. Ai e quajti gabim lejimin e krijimit të shteteve nacionale në Evropë, pa kërkuar prej këtyre zbatimin e Kartës së të drejtave të njeriut.

Elitat komuniste e nacionaliste që shkatërruan ish-Jugosllavinë për vite me radhë, nuk kanë aspak interes të jenë në Evropë, tha Juratoviç. Ato kanë gjetur një shembull që e përdorin si model, e ky është Orbani. Presidentin hungarez Juratoviç e quajti “trojanin e Kinës” në Evropë, që e përdor Ballkanin për çdo maskarallëk, tha Juratoviç duke marrë si shembull të ashtuquajturat “non papers”, të cilat, sipas Juratoviçit, “janë komplet në stilin e Orbanit”

Juratoviç kërkoi sistemin e heqjes së të drejtës së vetos në vendimarrjet e BE-së, duke paralajmëruar: “Kur një parti e vogël bullgare vendos për të ardhmen e Evropës, atëherë as Evropa nuk është shumë larg ballkanizimit”.

Deri në 400 ushtarë

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Detyra kryesore e forcave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it është të mbështesë zhvillimin e Kosovës në një vend të qëndrueshëm, demokratik, multietnik dhe paqësor. Misioni është në thelb i pakufizuar në kohë, por më 7 qershor 2000, Qeveria Federale siguroi në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme se do t’ia referonte çështjen Bundestagut Gjerman çdo dymbëdhjetë muaj për sa kohë zgjat mandati. Qeveria Federale do t’i japë përsëri Bundestagut Gjerman një mandat konstituiv për të zgjatur vendosjen nëse një nga grupet parlamentare dëshiron.

Zgjatja e fundit e mandatit të Bundeswehrit në KFOR u bë më 17 qershor 2020.

Një vit më përpara, më 28 qershor 2019, ishte ulur kufiri i sipërm i numrit të ushtarëve që mund të vendoseshin në Kosovë nga 800 në 400. Ky kufi i sipërm do të vlejë edhe për mandatin e ardhshëm. Meqenëse situata e sigurisë është kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, numri i vërtetë i ushtarëve të vendosur është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit. Por, nëse është nevoja, Bundeswehr-i mund të reagojë shpejt dhe në mënyrë fleksible ndaj një përkeqësimi të papritur të situatës.

Votimi u bë së bashku me zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit UNIFIL të Kombeve të Bashkuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve në Liban. Qëllimi i misionit është që të japë një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme./DW

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
181
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Kryeministri Kurti për raportin amerikan rreth Ujmanit: Ende nuk e kam lexuar

Kryeministri Kurti për raportin amerikan rreth Ujmanit: Ende nuk e kam lexuar

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi