Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin, ka konfirmuar policia.