Sulmet e zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj atyre të PSD-së, po i ndjekin edhe aktivistët e tyre.
Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se po sulmohet verbalisht në rrugë nga aktivistët e Vetëvendosjes, transmeton Magazina.al
Ky është postimi i Krasniqit:
Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po mdrejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala ske ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë.
Sepse sa herë që në pushtet vjen popullizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetar.