Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për takimin e Presidentit Hashim Thaçi me ambasadori, Richard Grenell.
Kosnett në një postim në llogarinë e tij Twitter, ka thënë se Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës, për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon.
“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punoj me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës, që të ndihmoj për të sjell paqe, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett.
Kujtojmë se Grenell është takuar sot edhe me liderin e Vetëvendoses, Albin Kurti, në Ambasadën amerikane.