Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, përfundimisht është larguar nga skena politike.
Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate edhe zyrtarisht është larguar nga politika.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vet Ismaili.
“U kry ajo punë unë nuk merrem ma me politikë”, ka thënë Ismaili.
I pyetur se a ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit, Ismaili ka thënë se nuk është interesuar që të di se sa vota i ka marrë.
“Jo me sa e di unë jo dhe nuk kam këqyr e as nuk jam interesuar”, ka thënë Ismaili.