Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas lirimit të asamblistit të kësaj komune, Blerim Maqestena, i cili që më shumë se gjashtë muaj po mbahej në burgjet e Serbisë.
Ai ka thënë se lajmi për lirimin e Maqestenës i ka gëzuar të gjithë.
“Sipas informatave që kemi pranuar, sot është liruar nga burgu bashkëqytetari ynë, asamblisti Blerim Maqastena. Lirimi i tij na gëzoi të gjithëve, pasi ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga data 12 dhjetor.”
“Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, shkroi ai në Facebook.