• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjykata vendos në favor të mësimdhënëses, Komuna e Rahovecit obligohet t’ia kompensojë mbi 1,500 euro

06/06/2022 - 14:15:26
Gjykata vendos në favor të mësimdhënëses, Komuna e Rahovecit obligohet t’ia kompensojë mbi 1,500 euro

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka aprovuar kërkesëpadinë e mësimdhënëses Rreze Dema, e cila ka kërkuar nga Komuna e Rahovecit kompensimin e pagës jubilare dhe shpenzimet e shujtave për ushqim, në shumë të përgjithshme prej 1.520,87 euro.

Këtë shumë ajo e ka kërkuar me pretendimin se një kompensim i tillë i takon sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Me aktgjykimin e 17 majit të këtij viti, gjykata e ka aprovuar kërkesëpadinë e paditëses Demi, për kompensimin prej 224,87 euro (50 % të pagës bazë prej 449,74 euro) në emër të shpërblimit jubilar për 11 vite të përvojës së punës.

Gjykata, gjithashtu ka obliguar Komunën e Rahovecit që në emër të shpenzimeve për ushqim gjatë periudhës kohore prej 18 prillit 2017 e deri më 30 mars 2021, për gjithsej 648 ditë pune, paditëses t’ia paguajë shumën prej 2.00 euro për një ditë pune, që në total i bie shuma prej 1,296.00 euro.

Pra, gjykata ka obliguar Komunën e Rahovecit që paditëses t’ia kompensojë shumën e përgjithshme prej 1.520,87 euro, të gjitha me kamatë ligjore prej 8%, duke e llogaritur prej ditës së marrjes së këtij aktgjykimi e deri në pagesën definitive, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas pranimit të këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.

Komuna e Rahovecit gjithashtu obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës, në shumën prej 363.00 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë vendim gjykata thotë se ka mbështetur në Marrëveshjen Kolektive të Kosovës, përkatësisht në nenin 35.8, në të cilin parashihet e drejta e punëtorit për shpërblim jubilar, si dhe në nenin 35.7, ku është e paraparë e drejta e kompensimit të shujtave për ushqim.

Fjala përfundimtare nga palët ndërgjyqëse për këtë rast ishte dhënë më 17 maj 2021.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Mësimdhënësja Rreze Dema kishte ushtruar padi kundër Komunës së Rahovecit, përkatësisht Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) më 24 korrik të vitit 2020, përmes së cilës ka kërkuar kompensimin për shpenzimet e shujtave për ushqim dhe pagat jubilare, të cilat pretendonte si i takojnë me Kontratën Kolektive.

Në padi thuhet se pos të drejtave të tjera të parapara me dispozitat e Ligjit të Punës, nr.03/L-2012, paditësve si punëtor arsimor me kontratën Kolektive të Arsimit Parauniversitar të datës 18 prill 2017 është rregulluar se: “Të punësuarve, u sigurohet kompensimi për ushqim gjatë punës për ditët e pranisë në punë, vlera e kompensimit të shpenzimeve të ushqimit në punë për ditë pune është 2 (dy) euro, për të punësuarit që kanë marrëdhënien e punës primare në institucionet arsimore”.

Me anë të padisë, Rreze Dema, kërkoi nga Komuna e Rahovecit që për 648 ditë pune, në emër të shujtave të ushqimit t’i kompensohet shuma prej 1,296 euro, ndërsa në emër të pagës jubilare, paditëses t’i kompensohet si shpërblim jubilar 50% e pagës bazë dhe atë 224.87 euro, apo shumën e përgjithshme prej 1,520.87 euro.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Bulliqi: Lirimi i Maqestenës na gëzoi të gjithëve

Bulliqi: Lirimi i Maqestenës na gëzoi të gjithëve

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi