Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me shengenin ballkanik,
Sipas Hoxhajt, Kurti në fushatë premtonte një Makro-Shengen shqiptar që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot Kurti, Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit.
“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, ka shkruar Hoxhaj.
Tuje, i pari i PDK-së ka pyetur Kurtin se cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë?.
“Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar Kurti”, ka përfunduar Hoxhaj.