• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Serbia mund të paditet për krime në Kosovë”

15/05/2021 - 19:18:58
“Serbia mund të paditet për krime në Kosovë”

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, kanë deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serwer thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Washingtonit.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katër-vjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.

“Ndoshta diçka e tillë është e vonuar – nuk është e qartë për mua se si Kosova, një vend që nuk është në mesin e vendeve në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qasje në atë institucion gjyqësor. Njoftimi i autoriteteve të Kosovës sigurisht që do të ketë një efekt politik në Kosovë, Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Serwer në një përgjigje për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

Serwer tha se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale.

“Unë nuk jam jurist, prandaj nuk mund ta interpretoj këtë çështje në kuptimin juridik, por nuk mendoj se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Serwer, duke potencuar se nuk është i sigurt se në çfarë cilësie Kosova mund t’i drejtohet atij institucioni gjyqësor.

Ai tha se këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar.

“Por, siç e kam thënë tashmë, është e paqartë për mua nëse Kosova mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, potencoi Serwer.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po presin rinisjen e negociatave midis të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, të nisura në vitin 2011.

Bisedimet dhjetëvjeçare u përcollëm me rezultat të ndryshueshëm, ndërprerje të shpeshta të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Aktualisht rast i tillë është përsëri pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe zgjedhjes së udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si kryeministër.

Është paralajmëruar se një raund i ri bisedimesh, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të mbahet në fund të qershorit dhe do të marrin pjesë nga negociatorët kryesorë – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Profesori Server vëren se dialogu midis të dy palëve tashmë është ngadalësuar mjaft.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm. Atëherë çfarë mund të jetë nxitja që Kosova të ngutet me dialogun?”, pyet Serwer.

Në të njëjtën kohë, ai vëren se është herët të spekulohet për pasoja të mundshme politike për zyrtarët e Kosovës epilogu i nismës në lidhje me padinë kundër Serbisë.

“Mbetet për t’u parë nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shqyrtojë propozimin fare”, tha Serwer.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Gjermania heq karantinën për ata që udhëtojnë nga Kosova

Gjermania heq karantinën për ata që udhëtojnë nga Kosova

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi