Partia e re e Milaim Zekës, nuk është votuar mirë as në Skenderaj.
Partia Euroatlantike e Kosovës, ka marrë vetëm 62 vota në Komunën e Skenderajt, duke mos e kaluar as Listën Serbe, e cila ka marrë 126 vota, transmeton Magazina.al
Kjo ishte hera e parë që Milaim Zeka garoj me partinë e tij në zgjedhje, por nga rezultati shihet se ai nuk do ta kaloj pragun për të hyrë në Kuvend.
Nga numërimi i 95% të votave në Kosovë kryeson Vetëvendosje me një diferencë prej 5 mijë votash nga LDK, ndërsa PDK renditet në vendin e tretë.