Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditë më parë, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në rrugën “5 Maji”. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.
Ndaj Marjus Demës, prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka, Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.
Siç raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi Marju Dema shpërthen në të qara në seancë dhe thotë:“Kam vrarë vëllanë tim.”