Gazeta Telegrami Sot pak më parë raportoi për disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar afër lokalit “Tina” në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë.
Gazeta Telegrami mëson se nga këto të shtëna, F.Sh (emër i njohur për redaksinë) ka mbetur i plagosur në këmbë.
Për shkak të lëndimeve, policia njoftoi se ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se i dyshuar për plagosjen e F.Sh., është Albion Shaqiri nga Skënderaj.
Një sinjalizues i ka thënë gazetës se i plagosuri dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete (miku dhe dhëndëri).
Shaqiri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Citroen”, ngjyrë e kuqe dhe policia është në kërkim të tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.