Mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor.
Viktima e këtij rasti është Shefki Januzi, 58-vjeçari i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e veturës, raporton Gazeta Sinjali.
Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 17:00 në varrezat e fshatit Orllan të Podujevës.