Deri më tani janë numëruar 45 mijë e 177 vota në qytetin e Ferizajt, ku e para po kryeson VV’ja.
Momentalisht VV’ja po prin mijëra vota kundrejt PDK’së, derisa LDK’ja del e treta.
Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 15604 vota. Ndërsa PDK’ja e ndjek Vetëvendosjen me rreth 4 mijë vota më pak, gjithsej grumbulluar 11497 sosh. Derisa LDK’ja del e treta ka 11065 vota.
E në përqindje i bie se VV’ja kryeson me 34,54%. Ndërsa, PDK’ja me 25,41%, derisa LDK’ja me 24,49%.
Qyteti i Ferizajt aktualisht qeveriset nga LDK’ja në nivelin komunal, derisa në zgjedhjet e fundit qendrore kishte fituar PDK’ja.