Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Sipas policisë 70-vjeçari me iniciale DH.D., dyshohet se në gjëndje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.