Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim të vendit të punës për 11 deputetë të zgjedhur në legjislaturën e re, të cilët mbanin edhe pozitën e ligjëruesit në UP,
Ky vendim i cili ka hyrë në fuqi më 30 prill është bërë me kërkesë të menaxhmentit të UP-së të cilët kanë kërkuar nga deputetët që të deklarohen për përcaktimin e tyre për pozitën e deputetit të Kuvendit apo për punën e mësimdhënësit në UP.
Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur emrat e profesorëve që janë pezulluar nga puna në universitet.
Ata janë:
1. Prof. dr. Enver Hoxhaj
2. Prof. ass. dr. Ardian Kastrati
3. Prof. ass. dr. Ardian Gola
4. Ass. dr. Fitim Uka
5. Prof. dr. Kujtim Shala
6. Prof. dr. Avdullah Hoti
7. Prof. ass. dr. Hikmete Bajrami
8. Ass. Eliza Hoxha
9. Prof. asoc. dr. Ferat Shala
10. Prof. asoc. dr. Shemsedin Dreshaj
11. Prof. ass. dr. Albena Reshitaj.