Kjo e diel e 6 tetorit 2019 është e veçantë, por edhe aq e tensionuar për shumëkë.
Për dikë në mbarë botën sot mund të jetë ditë e zakonshme, disa mund të festojnë, por e gjithë Kosova është në zgjedhje.
Mirëpo po në këtë ditë zgjedhjesh disa kanë zgjedhur edhe të martohen, e detyra si një qytetare e Kosovës ka bërë që një grua të hedh votën e saj e veshur me vello, njofton Klan Kosova.
Këtë e dëshmon edhe një fotografi e arritur në adresë të Klan Kosovës ku bëhet e ditur që kjo nuse votoi në fshatin Grashticë të Prishtinë.