Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve private me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në të cilën thuhet se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve.
Në banesat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.
“Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Reklamë
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.