Ambasada amerikane në Kosovë po i vëzhgon zgjedhjet nëpër gjithë territorin e Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, stafi i ambasadës amerikane dhe ambasadori i saj Philip Kosnett kanë qëndruar nëpër Kosovë ku kanë vëzhguar procesin zgjedhor që po mbahet sot.
“Ekipet e Ambasadës, përfshirë ambasadorin Kosnett kanë qenë nëpër Kosovë duke vëzhguar zgjedhjet dhe duke shikuar se si Kosova zgjedh për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.