Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur me coronavirus.
Sipas një njoftimi, në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 87 pacientë me COVID-19.
Prej tyre 62 janë në oksigjenoterapi, 2 janë në CPAP dhe 10 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe katër pacientë.