Fshatrat shqiptare që janë afër kufirit me Serbinë po boshatisen si pasojë e kushteve të rënda ekonomike
Mungesa e shkollës, rrugës dhe ujit janë disa nga faktorët që kanë ndikuar që pothuajse shumica e banorëve të Llaushës së Podujevës të ikin nga fshati.
Familja Imeri nga Llausha ka mbetur e vetme në këtë fshat, ata thonë se nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, por duan që udha e tyre të asfaltohet.