Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lutur Qeverinë e Kosovës që të bëjë kërkesë te Shtetet e Bashkuara për të siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai kujton se SHBA-ja ka vendosur që t’i ndajë 70 milionë vaksina të AstraZenecas me shtetet tjera nëpër botë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i ndajnë për miqtë 70 milionë vaksina të AstraZenecas që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBA-të kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë në qoftë se kërkojmë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.