Shkruan veprimtari Sali Kabashi
Kuadër i përzgjedhur dhe i stërfavorizuar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, student në katedrën sociologjisë-marksizmit në UP, gazetar, redaktor e kryeredaktor i organit të Lidhjes së Rinisë Socialiste « Zëri i Rinisë », argat me pare i LDK-së, i Bujar Bukoshit dhe sidomos i ministrave të tij.
Mbas luftës ra në thes të pareve të Ramush Haradinajt, pastaj në arkat e pareve të SHIK-ut të Kadri Veselit, i akceptueshëm edhe (sidomos) në Serbi, këshilltar i Jahjagës, Thaçit, Pacollit dhe kujtdo tjetër që ka pare dhe që s’i han palla për Kosovën.
Mbi tridhjet vjet është sjellë vërdallë e ka kullotë, bukfalisht ka kullotë parti më parti e qeveri më qeveri. Pjesëmarrës e kreator i dështimeve të Kosovës.
U dashka që ky burrë i dy shputave të majta dhe i poashtu dy grave ta nxijë që në start politikën e jashtme të Qeverisë së Shpresës së Kosovës?!
Pikëçuditjet e pikëpyetjet rrjedhin lumë!