I shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota” ka përfunduar në pranga.
I arratisur e i pakapshëm nga Policia e Kosovës që nga nëntori i vitit 2019, i shumëkërkuari “Llepota” është arrestuar sot nga autoritetet spanjolle.
Lajmi.net ekskluzivisht nga burimet e veta merr vesh se Llepota është arrestuar nga Policia në Spanjë.
Sidoqoftë, çështja e ekstradimit të tij në Kosovë pritet të qartësohet në ditët në vazhdim pasi shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën.
Astrit Mehmeti, problematiku i Prishtinës është në arrati që nga nëntori i vitit 2019 kur ishte përfshirë në një gjuajtje me armë para diskotekës “Duplex” në Prishtinë.
Që nga ajo kohë, Policia e Kosovës nuk kishte rënë më në gjurmët e “Llepotës”, njërit prej gangsterëve më të njohur dhe famëkeq në Kosovë.
Premtim publik për arrestimin e tij madje kishte dhënë edhe vet ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, mirëpo që kapja e “Llepotës” nuk ishte aq e lehtë sa ishte menduar.