Portali i RTK-së ka publikuar një artikull ‘fake-news’ dhe denigrues për ta sulmuar një nga prokuroret më të njohura për guximin e saj dhe zbardhjen e disa prej rasteve kriminale më të bujshme në vend. Fjala është për prokuroren Valbona Disha-Haxhosaj, që së fundi është propozuar për anëtare e provimit të jurispodencës.
Në lajthitje të këtij lajmi të rremë të shpërndarë nga portali i RTK-së kanë rënë edhe shumica e mediave tjera serioze në vend të cilat e kanë transmetuar lajmin.
Sipas RTK-së, Prokurorja në fjalë është shpërblyer me këtë post nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për arrestimin e Kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Por e vërteta qëndron ndryshe.
Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj në karrierën e saj jo që asnjëherë nuk është shpërblyer për punën e guximshme të saj, përkundrazi ajo është sulmuar penguar në disa raste dhe është sulmuar vazhdimisht nga grupet kriminale shkaku i punës së saj në zbardhjen e disa prej krimeve më të rënda në vend.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’, në nëntor të vitit 2019, kishte botuar një profil të kësaj prokuroreje me titullin “Prokurorja sypatrembur nga Peja që zbardhi vrasjen 100 mijë frangëshe”.