Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviqit, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Apelit,
Kërkesa tashmë e pranuar, është bërë nga i pandehuri, e cila do të zgjas deri më 23 maj të këtij viti.
Më 8 prill i ishte caktuar masa e paraburgimit, ku Dejanoviq dyshohet për veprën penale cenim i përcaktimit të lirë të votuesve. Ai është arrestuar nga një aksion policor më 12 mars të këtij viti.