Ka vdekur Remzi Kololli, kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Budakovë të Suharekës.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Dega e kësaj partie në Suharekë.
“Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli. I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë. Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli
I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.
Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij.
Ai u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë. Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh.
Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!